Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, mund të mos ketë tjetër rrugëdalje përpos t’i kthejë deputetët në kuvend, nëse Gjykata Supreme vlerëson se ai e ka mashtruar Mbretëreshën. Kështu kanë thënë disa burime të larta ligjore të shtunën.
Në mesin e komunitetit ligjor është duke u rritur besimi se kjo gjykatë do të marrë vendim kundër qeverisë sa i përket vendimit të kryeministrit Johnson për suspendimin e punës së kuvendit.
Sipas një figure të lartë ligjore, e cila foli në kushte anonimiteti, mundësia e vendimit të gjykatës kundër kryeministrit po e dërgon Britaninë drejt një konflikti kushtetues.
Para fillimit të shqyrtimit të rastit, pak njerëz besonin se këshilla e kryeministrit Johnson për Mbretëreshën për ta ndalur përkohësisht punën e kuvendit për pesë javë mund të cilësohet ilegale. Sidoqoftë, mendimet kanë ndryshuar shumë gjatë seancës që zgjati tri ditë.
“Ndjenja mbizotëruese e vëzhguesve të informuar mirë është se qeveria është buzë humbjes”, tha Philippe Sands, profesor i drejtësisë në Universitetin e Londrës.
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe, Brenda Hale, ka thënë se gjykatësit shpresojnë ta marrin vendimin për këtë çështje në fillim të javës së ardhshme, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...