Diaspora është duke u përdorur vetëm për vota gjatë zgjedhjeve në vend.
Kështu vlerëson profesori universitar, Milazim Krasniqi, derisa shton se qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj diasporës është i çrregulluar që nga koha e UNMIK-ut.
Sipas tij, UNMIKU fillimisht ka pas një qëndrim kundër diasporës dhe në fillim s’ju jetët as dokumentet zyrtare të Kosovës.
“Pastaj deri në pavarësinë e Kosovës institucionet vendit kanë pas kufizime në këtë aspekt madje s’kanë arrit më fut në ligjin për zgjedhje që të fusin ën Kuvend as deputetet të diasporës. Pastaj problemi tjetër ka qenë mungesa e projekteve zhvillimore e ka majtë diasporën larg po ashtu edhe në pronësinë privatizimit hapësira e diasporës ka qenë e kufizomë në këtë mënyrë diaspora është zhgënjye nga institucionet vendit. Rendësi e diasporës do të duhej të ishte më e madhe dhe sot ë duhej të ju krijohej hapësira më të mira për investim”, thotë Krasniqi për arbresh.info.
Ai thekson se politikat e partive që po shihen deri tash karshi diasporës më shumë janë për të mbledhur vota.
“Raste konkret është Vetëvendosja e cila boni zhurmë për diasporën por nuk bënë asgjë për ta as për shkollimin tyre e as për krijimin e hapësirave të investimin e tyre. Qeveritë e ardhshme do të duhej ta vendosin prioritete diasporën duke ju krijua që të kenë investime në diasporë më lehtësimin procedurave e të taksave për një kohë”, deklaron Krasniqi.
Asnjë nga partitë politike në vend deri më tani nuk ka trajtuar seriozisht nevojat e diasporës thotë për arbresh.info, analisti politik Bekim Kabashi, derisa shton se ministria për këta qytetarë është krijuar sa për rehatim të militantëve partiak.
“Diaspora është ajo që e mban gjallë Kosovën, a ishte dashur që Qeveritë në vend të merren më seriozisht më brengat e tyre dhe me kërkesat kur e dimë se janë rreth 30 mijë vota që vinë pikërisht nga diaspora. Asnjë nga qeveritë e deritanishme nuk i ka trajtuar seriozisht nevojat, por as potencialin e diasporës kosovare, për të ndihmuar zhvillimin, sidomos ekonomik të vendit. Qeveria të vetmen gjë që ka bërë për diasporën, është themelimi i një ministrie e cila quhet Ministri e Diasporës, e cila për fat të keq, nuk ka pasur qëllim të iu ofrojë mundësi dhe shanse kosovarëve të diasporës, por rehatimin e militantëve partiakë nëpër vende pune”, vlerëson Kabashi.
Ai thekson se as kësaj here asnjëra nga partitë politike nuk ka ndonjë vizion të qartë që do të bënte shfrytëzimin e potencialit të diasporës për zhvillim të vendit, kur kemi parasysh se atje ekziston një potencial i madh, i cili vetëm duhet kanalizuar, pasi vullneti, dëshira dhe interesimi i tyre për të gjetur mundësi investimi në Kosovë janë shumë të mëdha.
Për më tepër, sipas Kabashit, e vetmja gjë që shohim në këtë fushatë paraelektorale, është joshja me parulla populiste që i bëhen diasporës, me të vetmin qëllim, marrjen e votës së tyre, sikurse bëhet njëjtë me paratë e tyre që i dërgojnë dhe sjellin në Kosovë, qoftë gjatë sezonës së verës kur ata vijnë në pushime, apo edhe gjatë tërë vitit përmes remitencave.
“Megjithatë duhet theksuar edhe faktin, se edhe diaspora jonë nuk është shumë mirë e organizuar, për theksimin e nevojave të tyre. Sikur të kishte një organizim më të mirë të tyre, ata do të ia bënin të qartë politikës kosovare, se vota apo mbështetja e atij komuniteti shumë të madh, do të orientohej vetëm tek ato parti politike, që fillimisht janë të gatshme të pranojnë dhe angazhohen për adresimin konkret të nevojave të diasporës në qeverisje të vendit”, thotë Kabashi.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshëm do të mbahen më 6 tetor, ndërsa janë gjithsej 35 mijë vetë nga diaspora që kanë marrë të drejtën për të votuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./V.Selimi/arbresh.info/
Bitcoin shpërthen kufijtë, prek 80 mijë dollarë për herë të ...
Sulm me thikë në Londër, vritet një person, plagosen dy të t...
Calhanoglu: Më vjen keq që sot humba penalltinë e parë për I...
Telefonata e Trump me Putin për Ukrainën/ Kievi: Nuk jemi të...
Nesër seanca për buxhetin, Tahiri: Është i parakohshëm, duhe...
Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, pritet të flasë edhe për...