Sigurisht që do të befasoheni, por disa fakte edhe mund t’iu habisin dhe t’ju bëjnë të qeshin.
Takat e larta u krijuan fillimisht për burra, jo për gra dhe ato nuk ishin përdorur vetëm për modë, madje në të vërtetë ato nuk ishin përdorur fare për modën, transmeton portali arbresh.info
Në realitet, ndryshe nga sot kur ato përdoren kryesisht nga gratë për mode, takat në fillim janë përdorur për të hipur mbi kalë.
Sot vetëm mendohet se takat e larta janë këpucët e grave. Por a ka qenë gjithmonë kështu? Përgjigja e shkurtër është jo. Duke u kthyer në histori takat e larta u veshën fillimisht nga burrat.
Përdorimi i parë i regjistruar i takave të larta ishte nga kalëruesit në Perisa gjatë shekullit të 9-të pas Krishtit. Takat e larta ndihmuan kalorësit në vendosjen e këmbëve në strijat. Provat e kësaj u gjetën në Persi. Dëshmitë mund të gjenden edhe sot në çizmet kauboj të cilët përdoren edhe sot.
Përdorimi i parë i takave në Europë hyri në shek. 17-të dhe erdhi nga aristokracia që i veshi ato si një simbol statusi. Teoria ishte që vetëm një person që nuk punon, mund të vesh diçka kaq jopraktike.
Por mëqe ishin veshje për burra, pse u vendos që t’i veshin gratë?
Në vitet e 30-ta, gratë filluan të prejnë flokët, të pinë duhan dhe të veshin taka për të shfaqur fuqinë mashkullore në përputhje me burrat dominues të asaj kohe./arbresh.info/
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...