Google ADS

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

23:26 | 21 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Në Hong Kong vijojnë protestat e mijëra protestuesve pro-demokracisë. Për të qetsuar protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës kur ata prishën një stacion hekurudhor.

Këtë të shtunë protestat u nxitën pasi përkrahës pro Kinës hoqën disa nga fletushkat shumëngjyrëshe të atij që njihet si “Muri i Lennonit” ku ishin ngjitur mesazhe të shkruara antiqeveritare.

Demostrat në Hong Kong nisën për shkak të kundërshtive ndaj një projekligji miratimi i të cilit do të lejonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore. Ligji është anulluar tashmë, por jo protestat.

Prej fillimit të demonstratave në qershor janë arrestuar më shumë se 1.300 persona./vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme