Më shumë se 100 protestues gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Paris janë arretuar, pasi rreth 7,500 policë u vendosën për të ndaluar çdo dhunë nga lëvizja dhe “bllokimet e zeza” të saj radikale.
Ekzistonte frika se protestuesit mund të përpiqeshin që të depërtonin në marshin kundër ndryshimeve klimatike që u zhvillua në Paris, transmeton portali arbresh.info
Protestat e “jelekëve të verdhë” shpërthyen 10 muaj më parë dhe kishin kritika për Presidentin Emmanuel Macron, i cili akuzohej se kishte mbyllur sytë ndaj nevoja të zakonshme të popullit francez.
Protesta e të shtunës ishte e 45-ta me rrëadhë.
Protesta ka arritur deri diku qëllimin, pasi ka bërë që Macron të lirojë duart dhe të ofrojë rritje të pagave dhe ulje të taksave.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse lëvizja do të rimarrë vrullin e dimrit dhe pranverës së hershme, kur protestat shpesh zbritën në përleshje të dhunshme me forcat e sigurisë, veçanërisht në Paris./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre