Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka deklaruar se nuk e përjashton një marrëveshje të Brexit para 31 tetorit, megjithatë ai ka shtuar se ende nuk ka parë zgjidhje mbi problemin e kufirit irlandez.
“Me disa net punë më shumë, mund të bëhen shumë gjëra”, tha Rutte, citoi Ruteurs, transmeton portali arbresh.info
Sipas Financial Time, Boris Johnson ka deklaruar se nuk prêt që të ketë një marrëveshje të plotë “të zbatueshme me ligj” që mbulon kufirin irlandez. Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi me liderët e BE-së.
Në anën tjetër Irlanda ka deklaruar se Britania dhe BE nuk janë afër marrëveshjes për Brexit që mund të zgjidhe problemin e kufirit irlandez dhe se Londra duhet të dalë me propozime serioze./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...