Gjuha e urrejtjes dhe veprat të cilat mund të çojnë deri në incidente ndëretnike nga dita në ditë po rriten. Kjo dëshmohet edhe nga veprat penale të cilat gjatë këtij viti janë rritur deri në 5 herë më shumë se vitin e kaluar. Numri dy i policisë Agim Nuhiu thotë se veprat e regjistruara janë të kategorive të ndryshme.
“Më shumë orientohen për veprat penale që kanë të bëjnë me shpërndarjen e materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik, pastaj ata që kanë të bëjnë me sigurinë dhe integritetin personal dhe me dhunë psikike. Dhe këto aspekte ne nuk i përjashtojmë edhe për ti shfrytëzuar për interesa të caktuara për grupe të caktuara, qoftë për motive politike, për motive kriminale dhe ngjashëm. Kemi shënuar numër më të madh të veprave penale nga urrejtja në SPB të Shtipit, Kumanovës, Ohrit dhe gjetiu – deklaroi Agim Nuhiu, zv. ministër i brendshëm.
Për eksperten e marrëdhënieve ndëretnike Nora Maliqi, nxitja e urrejtjes vjen si pasojë e proceseve gjyqësore si dhe marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.
“Kjo më tepër vjen si pasojë e asaj se shumica e rasteve gjyqësore nga Qeveria e kaluar nuk kanë pasur epilog, tani më ata fillojnë të rishqyrtohen apo revidohen dhe kjo sjell që të ushqehet edhe rritja e tensioneve ndëretnike brenda vendit. Faktor tjerë që kanë ndikuar për rritjen e tensioneve ndëretnike po ashtu janë edhe bisedimet me Greqinë dhe Bullgarinë, për çështje të rëndësishme historike. Mënyra më e mirë për tu zgjedhur kjo për momentin është që Maqedonia apo institucionet relevante të kërkojnë një mbështetje nga institucionet evropiane juridike të cilat kanë një përvojë më të madhe sesa ne si shtet – tha Nora Maliqi, eksperte.
Vepra penale gjuha e urrejtjes në Kodin Penal regjistrohet që nga viti 2017. Për urrejtje verbale dënimi maksimal është 5 vjet me burg, ndërsa për urrejtje me vepër dënimi maksimal është 10 vjet burg. Në gjysmën e parë të 2019-tës MPB-ja ka ngritur 36 vepra penale prej të cilave 34 të moshës madhore dhe dy të mitur./alsat/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...