Njëzet e tetë anëtarë të Senatit të Universitetit të Prishtinës kanë dorëzuar sot kërkesën për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Në shkresën drejtuar Këshillit Drejtues të Universitetit numërohen 10 arsye për shkarkimin e rektorit ku, në mes tjerash përmenden shkeljet ligjore, bllokimi i mbledhjeve të Senatit, ndërprerja e konkurseve të doktoratës, injorimi dhe mospërfillja e Parlamentit Studentor e të tjera.
Listës së nënshkruesve i prin disa dekanë, ndërsa nënshkrimet e tyre i kanë vënë edhe anëtarët e Parlamentit Studentor. Për ditën e martë Parlamenti Studentor ka paralajmëruar protesta para rektoratit, por udhëheqësit e tij kanë mohuar se do të kërkojnë shkarkimin e rektorit.
Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Këshilli Drejtues të Universitetit të cilit i është prezantuar kërkesa.
Nuk ka informacion nëse kjo kërkesë është shqyrtuar në mbledhje ose ka mbetur për ndonjë mbledhje tjetër. /Express/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...