Aleanca Kosova e Re ka vazhduar vizitat para zgjedhore në deget e saj në komunat e Kosovës, ku sot ka mbajtur takim me anëtarë dhe simpatizantë të saj në Fushë Kosovë.
Në këtë takim, në emër të AKR-së folën deputeti Islam Pacolli dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, të cilët prezantuan projektet që janë realizuar në këtë komunë nga ministritë që udhëheq AKR-ja.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, tha se AKR gjatë qeverisjes ka përkrahur të gjitha komunat e Kosovës me projekte të ndryshme zhvillimore.
“Ministrat tanë gjatë udhëheqjes së tyre kanë përkrahur të gjitha komunat e Kosovës me projekte të ndryshme dhe ne kërkojmë nga qytetarët e Fushë Kosovës që të na përkrahin edhe më tutje që të mund të vazhdojmë të japim kontributin për vendin tonë” u shpreh deputeti Pacolli.
Ministri i MMPH-së, kandidati për deputet, Fatmir Matoshi foli rreth vizionit të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për të cilin tha se ka bërë shumë për Kosovën dhe për këtë meriton përkrahejn e qytetarëve të vendit. Ai po ashtu ka shpalosur projektet të cilat ka kryer ministria që ai drejton në qytetin e Fushë Kosovës dhe ka kërkuar përkrahjen e tyre që koalicioni NISMA dhe AKR të jenë triumfuese në zgjedhjet e 6 Tetorit.
“Një javë para shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës janë miratuar 78 milion euro nga fondet e IPA-s, të cilat do të shfrytëzohen për ndërrimin e filterave të termocentralit Kosova B e cila do të ketë ndikim enorm në mos ndotjen e ajrit të Fushë Kosovës. Ne gjithashtu Brenda një jave do të jemi në Fushë Kosovë, për të filluar rregullimin e shtratit të lumit të bardhit të madh”, tha Matoshi.
Driton Hasolli, asambleist i Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e AKR-së, tha se gjatë kësaj periudhe si përfaqësues i AKR në asamblenë e Komunës ka iniciuar shumë projekte të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, ndërsa, ai më kryesori është projekti i aprovuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për rregullimin e shtratit të lumit të bardhit të madh, i cili ka vlerë 250 mijë euro.
Në fund të takimit u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga AKR, Islam Pacolli, Fatmir Matoshi, Vesel Makolli, Alma Lamçja, Ymer Rogova, Nusret Qubreli dhe Avdullah Mehmeti.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2217415448370154/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...