Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka kritikuar sot në Stamboll Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke porositur se nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan foli në konferencën për gazetarë në aeroportin Ataturk në Stamboll, para nisjes për në SHBA ndërsa arsyeja për vizitën e tij në SHBA është adresimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
“Të gjitha përgatitjet përgjatë kufirit me Sirinë janë kryer. SHBA-të janë partneri ynë strategjik, partneri ynë në NATO, tashmë një kohë të gjatë gjatë viteve vazhdojmë partneritetin tonë strategjik. Dëshira jonë nuk është të jemi në situatë kundër SHBA-ve. Po ashtu nuk kemi atë luks që të vëzhgojmë dhe anashkalojmë mbështetjen e SHBA-ve ndaj organizatave terroriste. Mbështetja e tyre për organizatat terroriste si YPG/PKK është e qartë”, tha Erdoğan.
Ai kritikoi KS të OKB-së, duke thënë se “bota është më e madhe se pesë”, duke aluduar për pesë anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së.
“Ata nuk janë në gjendje të zgjidhin një çështje izraelite. Viti 1948 të gjithë e dimë në cilën pikë jemi sot. Çështja izraelite nuk është zgjidhur. Izraeli nuk i njeh vendimet e OKB-së. Të na përgjigjet dikush për këtë. Izraeli i vitit 1948, mendoj në territorin, a është ky i njëjti Izrael sot?”, tha Erdoğan.
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...