Sokoli tregon nëse do të drejtojë ekip të ri pas FC Prishtinës

14:48 | 21 Shtator 2019
A. B.

Rikthimi te FC Prishtina pas disa vitesh nuk doli siç e kishte pritur Bylbyl Sokoli. Trajneri i njohur kosovar dha dorëheqje nga klubi kryeqytetas ende pa u mbushur një muaj që kur mori detyrën si shef i shtabit teknik.

Siç u tha për arsye shëndetësore Sokoli ka vendosur ti jap fund bashkëpunimit me FC Prishtinën, ndonëse la shumë pikëpyetje kur u pyet në lidhje me të ardhmen e tij pas dy muajsh.

“Klub tjetër nuk mundem të marr së paku deri te rehabilitimi i cili do të zgjasë për afro dy muaj. Për shkëputjen e kontratës do të ulemi të bisedojmë me drejtuesit e klubit dhe të vendosim se çka është në interes të klubit. Për mua nuk paraqet shkëputja e kontratës, apo ndërprerja e përkohshme”, deklaroi Sokoli.

FC Prishtina ka reaguar menjëherë duke emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme