Sheqerinska-Metnar: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut bëhet lojtar i rëndësishëm për rajonin dhe për BE-në

13:35 | 21 Shtator 2019
Arbresh.info

Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut bëhet lojtar i rëndësishëm për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian.

Kjo është thënë në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska me ministrin çek të Mbrojtjes, Ljubomir Metnar në Ostravë.

Në takim, siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, është theksuar bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve dhe përkrahja e vazhdueshme e Sllovenisë në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sheqerinska falënderoi palën çeke që javën e kaluar ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë investim në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ministri çek ka theksuar Maqedoninë si shembull të suksesshëm në rajon për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me fqinjët duke cekur vënë në pah marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë.

Ministri Metnar ka theksuar se Çekia me padurim e pret Maqedoninë e Veriut në NATO ku dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme