Google ADS

Turqia e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

11:17 | 21 Shtator 2019
Arbresh.info

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdylselam Shkodra, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës ai u prit nga homologu i tij turk, Muhterm Ince.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund të vizitës numri dy i MPB-së vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, Yılmaz Çolak.

Gjatë takimit u bisedua për trajnimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit dypalësh, midis Akademisë së Turqisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme