Google ADS

Sot shënohet ​Dita Ndërkombëtare e Paqes

08:37 | 21 Shtator 2019
A. B.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.

Dita ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kambanës së Paqes e cila çdo vit bie në këtë ditë.

Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë.

Që atëherë, për gjysmë shekulli, kambana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe.

Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftoftë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e SIDA-s e deri te aktet e terrorizmit, jehona e kambanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.

Vitin e kaluar ishte kënga ikonike e John Lennon, “Imagine”, e cila u bë himni botëror i Ditës Ndërkombëtare të Paqes, pasi të drejtat autoriale iu dorëzuan Kombeve të Bashkuara nga e veja e Lennon, Yoko Ono.

Në Kosovë, këtë vit nuk është paralajmëruar të ketë ndonjë aktivitet për këtë ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme