Mbretëria e Bashkuar dhe Katari janë pajtuar mbi rëndësinë e negociatave në de-eskalimin e tensioneve rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky njoftim i qeverisë britanike erdhi pas një takimi në Londër midis kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe Emirit të Katarit, sheiku Tamim bin Hamad al Thani.
“Kryeministri takoi Lartësinë e Tij sheik Tamim bin Hamad al Thani, Emirin e Katarit”, thuhet në njoftim.
Krerët e të dy vendeve mirëpritën “thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve”.
Johnson përsëriti urimet e tij ndaj Katarit për pritjen e Kupës së Botës 2022.
“Kryeministri i tha Lartësisë së Tij se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për unitetin e Gjirit dhe sigurinë kombëtare të Katarit. Ata ranë dakord se lufta në Jemen duhet të marrë fund. Ata po ashtu diskutuan sulmet e fundit në fabrikat e naftës Aramco në Arabinë Saudite”, theksoi qeveria britanike.
Në njoftim theksohet se ata po ashtu ndanë “shqetësimin për sjelljen destabilizuese të Iranit dhe u pajtuan për rëndësinë e negociatave në de-eskalimin e tensioneve rajonale”.
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve