Këtu po relaksohet Blero një ditë para dasmës

00:36 | 21 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Blero Muharremi dhe Afrona Dika nesër do t’i thonë edhe një herë ‘po’ njëri-tjetrit.

Çifti do të kurorëzohen në Shqipëri, ndërsa një ditë para dasmës Blero po relaksohet buzë bregdetit.

Ai ka publikuar një fotografi nga hoteli ku po qëndron, ndërsa mbishkrimi që ia la fotos është “Së shpejti”, duke e etiketuar Afronën, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se të ftuar në dasmën e tyre janë shumë emra të njohur të estradës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme