Gjendet pa shenja jete shqiptari në një mal në Dölauer Heide të Gjermanisë

23:50 | 20 Shtator 2019
A. B.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dölauer Heide të Gjermanisë, pasi një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare.

Siç raporton “Bild”, duke cituar prokurorinë gjermane, trupi i shqiptarit kishte plagë me thikë dhe me armë, nga cila ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është gjendur të dielën, ndërkaq ende nuk dihet nëse, ai është vrarë në mal, apo diku tjetër që më pas është transportuar.

Lidhur me rastin Policia gjermane ka ngritur ekipin hetimor “Heide” dhe tani janë në kërkim të autorëve.

Policia, të enjten me njësitë hetuese, kanë zhvilluar kontrolle në vendin ku është gjendur shqiptari, për të gjetur gjurmët e autorëve, por deri me tani ende nuk ka diçka zyrtare, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, trupi i 27 vjeçarit shqiptar, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërkaq u identifikua nga ADN-ja e tij.

Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar rasti, ndërkaq, shqiptari ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.

Polica nuk e ka zbuluar identitetin e tij për media.

https://www.facebook.com/tvhalle/videos/527664857775752/?t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme