Ylli i Juventus, Matuidi, nuk ka menduar asnjëherë të largohet nga Torino.
Reprezentuesi francez thuhej se ishte afër largimit nga Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, por një gjë e tillë duket se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e planeve të lojtarit.
Lojtari ka bërë të ditur se nuk shqyrtoi asnjëherë këtë opsion, edhe pse i është bërë me dije se ai mund të largohet.
“Ju ishit të bindur se unë do të largohesha gjatë verës, por unë nuk kam konsideruar asnjëherë këtë mundësi” ka thënë lojtari për ‘Tuttomercatoweb’, transmeton lajmi.net.
“Unë punoj çdo ditë për skuadrën dhe jam duke menduar vetëm për ato që ndodhin në fushë. Juve është skuadër e madhe që më jep shumë vetëbesim” ka thënë tutje Matuidi.
Matuidi ka arritur që të mbaj vendin e tij të titullarit edhe në formacionin e trajnerit të ri, Maurizio Sarri.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...