Google ADS

Presidenti amerikan vendos sanksione ndaj Bankës Kombëtare të Iranit

22:01 | 20 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë sanksione ndaj Bankës Kombëtare të Iranit, pasi adiminstrata e tij fajësoi Teheranin për një sulm të fundit mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

“Këto janë sanksionet më të larta të vendosura ndonjëherë mbi një vend”, tha ai, transmeton portali arbresh.info

Këto sanksione sipas presidentit amerikan do të thonë ‘që Irani të mos ketë më fonde për të financuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike’, ndërsa këtë veprim e ka quajtur si “shumë të rëndësishëm”.

“Direkt në kokë”, tha Trump, duke shtuar se sanksionet tani do të “coptojnë” Teheranin.

Sanksionet janë vendimi i fundit ndaj regjimit që sipas SHBA-ve konsiderohet se po sponsorizon terrorizmin në rajon.

Telashet mes SHBA-ve dhe Iranit kanë filluar që në vitin 2015, kur administrate Trump u tërhoq nga marrëveshja për armët bërthamore.

Sanksionet e fundit vijnë pas bombardimeve të fundjavës së kaluar në objektet e naftës në Arabinë Saudite, një sulm që Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e përshkroi si “një akt lufte”./arbresh.info/

Të ngjashme