Ambasada e Britanisë për Tahirin: Dështimi për të dhënë dënim për akuza të rënda ngre pikëpyetje

16:15 | 20 Shtator 2019
A. B.

Ashtu si ambasada e SHBA-ve edhe ajo e Britanisë së Madhe ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me dënimin e Saimir Tahirit për akuzën e shpërdorimit të detyrës me masën e shërbimit të provës për 3 vite e 4 muaj.

Përmes një deklarate, Ambasada thekson se dënimi i ish ministrit tregon se gjyqësori po maturohet, por nga ana tjetër dëshmtimi për të dhënë një dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje për sistemin, çka nga ana tjetër e tregon edhe njëherë më shumë sesa me rëndësi është që reforma të vijojë dhe të ecë përpara.

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme