Google ADS

Limaj prioritet diasporën: Do të ndryshohet koncepti i marrëdhënieve Kosovë-Diasporë

13:25 | 20 Shtator 2019
M. A.

Kandidati për kryeministër i koalicionit AKR-Nisma, Fatmir Limaj është duke marrë pjesë në debatin Fol Hapur.

Limaj në ‘Fol Hapur’ ka shpalosur disa nga prioritetet e tij. Ai thënë se një ndër prioritetet e Qeverisë së tij do të jetë diaspora.

“Diaspora është një nga prioritet tona, duhet ta ndryshojmë raportin, diaspora të kthehet konsumator i prodhimeve tona, ka njerëz të suksesshëm atje që biznese të suksesshme. Biznesi ynë me diaspor të lidhet me ndërmarrjet tona të mesme e të vogla dhe më një fjalë të ndryshohet koncepti i marrëdhënieve Kosovë-Diasporë, të krijojnë partneritet me kompanitë vendore me ato të diasporës”, u shpreh Limaj.

Po ashtu Limaj ka thënë se edhe në sistemin e drejtësisë duhet të bëhen reforma duke u respektuar pavarësia e gjyqtarëve e prokurorëve.

Ndër prioritetet e Limaj ishin edhe bujqësia, sigurimet shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme