Haradinaj thotë se SHBA nuk ka kërkuar kompromise të dhimbshme për Kosovën

12:44 | 20 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve drejtpërdrejt në faqen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në Facebook, ai është pyetur edhe për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesat e saj kundrejt Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se Amerika nuk ka kërkuar asnjëherë kompromise të dhimbshme.

“Nuk është e vërtetë që Amerika ka kërku kompromise të dhimbshme. Nuk e ka kërku Amerika ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij në Facebook.

“Nuk e ka kërku mosbërjen e Ushtrisë”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij të mëhershëm për taksën e vënë mbi produktet serbe.

“Nëse ka interes për njohjen reciproke, jemi për, atëherë vjen edhe kreativiteti dhe e heqim taksën”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme