Google ADS

Tahiri, Prokuroria s’pajtohet me Gjykatën: Do apelojmë vendimin

12:40 | 20 Shtator 2019
Arbresh.info

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u dënua me 3 vite shërbim prove ka reaguar së fundmi Prokuroria për Krime të Rënda.

Kjo e fundit ka deklaruar se vendimi në fjalë do të apelohet.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish-ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, akuza të cilat gjykata i rrëzoi./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme