Arrestohet gjykatësi që kërkoi 4 mijë euro ryshfet

11:49 | 20 Shtator 2019
Arbresh.info

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se i dyshuari është gjykatës ndërsa ka kërkuar 4 mijë euro ryshfet që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në cilësinë e gjyqtarit, shkruan arbresh.info.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacione nga viktima, që ka pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor. Gjatë procesit të hetimit preliminar janë ndërmarrë masat adekuate për të identifikuar formën e aplikuar më parë të korrupsionit nga i inkriminuari. Në koordinim me Prokurorinë Speciale janë aplikuar praktikat e njohura nga Kodi i Procedurës Penale, duke u mbështetur fuqishëm në një hetim profesional të bazuar në dëshmi.  Gjatë aplikimit të masave hetimore kemi siguruar dyshimin e bazuar se i inkriminuari ka kërkuar realizimin e ofertës, në atë mënyrë që i njëjti kërkon/pranon përfitimin material, (kohë më parë dyshohet se janë dorëzuar nga viktima dhe janë pranuar nga i dyshuari i lartshënuar katër mijë (4.000.00) euro), në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në cilësinë e gjyqtarit”, thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar gjithashtu se gjykatës u janë gjetur 2 mijë euro të marra nga i dyshuari ndërsa i janë konfiksuar edhe një armë, karikator dhe 10 mijë euro tjera.

“Gjatë operacionit policor, të zhvilluar me datën 19 shtator 2019, i inkriminuari ka kërkuar/pranuar shumën prej dymijë (2.000.00) eurove, për të përmbyllur ofertën e precizuar në proces për të finalizuar shumën prej gjashtëmijë (6.000.00) eurove, në lidhje me lëndën/çështjen penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë. Pas arrestimit i dyshuari është kontrolluar në prezencën e avokatit mbrojtës, në zyrën e NJRHKEK-së Pejë, me  ç’rast i janë gjetur në xhep paratë dymijë (2.000.00) euro, të cilat janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë ‘simulim i veprës së korrupsionit’. Me aprovim verbal të prokurorit, është kontrolluar banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar:

një armë zjarri, tipi Zaza-min, kalibër: 8mm
një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 8mm
dhjetëmijë euro (10.000.00) euro
shkresa, aktgjykime dhe proces verbale gjyqësore

Me urdhër të prokurorit special, i dyshuari është ndaluar në qendër të mbajtjes për  48 orë”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme