Google ADS

Ansu Fati pritet ta marrë nënshtetësinë spanjolle

11:19 | 20 Shtator 2019
Arbresh.info

Talenti i madh i Barcelonës, Ansu Fati pritet të bëhet edhe zyrtarisht qytetar spanjoll me pasaportë.

Ansu Fati ka qenë një nga zbulimet e shkëlqyera në fillim të sezonit 2019/20 deri më tani.

Me moshë vetëm 16-vjeçare, ai ka bërë sa duhet që Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ta sigurojë që ai të marrë nënshtetësinë spanjolle, gjë që do ta bëjë të premten (sot).

Sulmuesi i Barcelonës lindi në Bissau, por u transferua në Sevilla në moshën gjashtë vjeçare dhe tani Spanja është e etur që ai të paraqitet në Kupën e Botës për U0-17 në Brazil, e cila do të fillojë në 26 tetor.

Prania e Fatit në këtë kampionat do ta ndalonte atë të luajë në El Clasicon e parë të sezonit pasi Real Madrid do të udhëtojë në Camp Nou më 27 tetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme