Zyra e BE-së në Kosovë sot ka mbajtur konferencë për medie për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Kryevëzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon- Taubadel ka thënë se planifikojnë frenimin e dukurive të pahijshme gjatë procesit zgjedhor.
“Jam shumë e nderuarve më është dhënë ky rast që të jem në krye të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE-ja. Kjo reflekton zotimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur zgjedhjet që janë transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Si mision ne nuk jemi të interesuar në rezultatin e zgjedhjeve ne shpresojmë që prania jonë do ketë efekt pozitiv në frenimin e dukurive të pahijshme që mund të jenë gjatë procesit të zgjedhjeve. Misioni ynë përbëhet nga një ekip prej 9 ekspertëve që janë këtu në Prishtinë. Ne parashikojmë që të na bashkëngjitet edhe një grup prej 7 deputetëve nga parlamenti evropian”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar gjithashtu se do të monitorojnë edhe mediumet
“Deri në ditën e zgjedhjeve misioni do të vlerësojë mjedisin e zgjedhjeve, ne gjithashtu do të vlerësojmë edhe sjelljet e mediumeve ku do të monitorojmë 8 mediume. BE i kushton rëndësi të jashtëzakonshme këtyre zgjedhjeve, ne do e bëjmë një vlerësim të procesit në tërësi. Misioni për zgjedhjet e hershme parlamentare të vitit 2017 vlerësoi 27 rekomandime dhe shumë nga këto rekomandime nuk janë zbatuar”, ka shtuar ajo.
Kryevëzhguesja e BE-së ka përmendur gjithashtu numrin më te madh të votueseve sesa të qytetarëve të regjistruar në Kosovë.
“Ne dëshirojmë të shohim përmirësime në zbatimin e të drejtës demokratike ndaj të gjithë atyre që gëzojnë të drejtë vote në Kosovë. Votuesit do duhej që të votojnë në fshehtësi pa kurrfarë trysnie.
Ne duhet të sigurohemi që të gjithë votuesit që janë në listën e votuesve, kanë të drejtë të votojnë. Është një problem ne e kemi regjistrimin e popullsisë nga viti 2019. Në të vërtetë numri i votuesve shkon më i madh se sa është numri i qytetarëve, pra është në rekomandime tona por që nuk është zbatuar. Unë kam një interes shumë të madh që në Kosovë të kemi një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Unë dua të ftoj qytetarët të votojnë dhe ata duhet të jenë të bindur që vota e tyre llogaritet”, ka shtuar ajo.
E analistja financiare e misionit të BE-së në Kosovë, Elissavet Karagiannidoi ka thënë se do të shqiptojnë gjoba në rast se hapsin në parregullsi në financat zgjedhore.
“Ne do ta shqyrtojmë transparencën e financave zgjedhore, duam të shohim se si bëhen publike raportet e të hyrave gjatë zgjedhjeve nga subjektet partiake. Duam të sigurohemi që ka mbikëqyrje të vazhdueshme, që autoritetet dhe auditori e bëjnë punën e tyre me kohë. Nëse gjejmë ndonjë parregullsi, atëherë do shqiptohen edhe gjoba”, ka shtuar ajo.
Ndryshe në Kosovë zgjedhjet e jashtëzonshme pritet të mbahet më 6 tetor./arbresh.info/
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”