Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili kamë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale.
Me këtë rast sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi tregoj se kanë marr propozime nga e ter grupet e edhe qytetaret për të venë në listë esenciale barnat bazike që ju duhen qytetarëve.
” Është hartuar lista e re e barnave esenciale. Finalizimi është arritur pas një pune mjaft të madhe. Kemi marr propozime nga e tërë grupet e ndryshme madje edhe nga qytetaret dhe institucionet për të marrur vendimin për barnat më esenciale që ju nevojiten. Ne jemi shqyrtuar propozimet për cito statik për terapitë e reja e për një serë propozimesh tjera. Lista e re ka brenda saj rreth 100 barna të reja”.
E drejtoresha Drita Qosaj, nga shoqata për sëmundjet e rralla, tha se është e mirëpritur që dosja e barnave të këtyre sëmundjeve në listën esenciale pasi që këto barna kanë një kosto të lartë dhe të pa përballueshme.
“Përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla është mjaft e mirëpritur pasi që barnat për këto sëmundje kushtojnë mjaft shumë. Shumë këto sëmundje diagnostikohen që në femëri dhe mjekimi i tyre është shumë i kushtueshëm. Deri tash pacientet nuk kanë marr as gjysmën e barnave dhe mendoj se tani më përfshirjen e këtyre barnave ne listë tregon se këta pacient do të kenë përkrahje në trajtimin e tyre”.
Ndërsa ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se pas 7 vitesh familjarëve po ju mundësohet të kenë barnat për sëmundjet e rralla që deri tash kanë pasur problem.
Ismaili tha se lista do të hyj në fuqi nga sot.
“kur e kemi filluar përpilimin e listës e nisem si një proces qe e kemi për detyrë ta bejmë. Ky proces ka pru me veti një mbulesë financiare te familjeve qe tash ishin ngarkuar. Pas 7 viteve ne jemi se bashku dhe ju kthejmë një mundësi familjeve me sëmundje te ndryshme qe te ju japim ato barna falas. Lista hy ne fuqi sot dhe s’do te mbetet vetëm letër. Kjo listë ka mbi 100 barna te reja dhe trajton edhe sëmundjet e kancerit e sëmundjet e rralla”.
E kryetari i PDK-së Kadri Veseli para të pranishmeve tha se sot është lajm historik.
“Është lajm i mirë sot për këtë çështje. Ky o lajm historik shumë familje kanë pas brenga deri tash shkaku i kësaj çështje. Ilaçi më i mirë janë njerëzit e ju jeni doktor dhe duhet edhe më fjalë ti shëroni njerëzit. Këtu është shteti për ti dal në ndihmë popullit. Kur kemi edhe doktora të mirë edhe Ministër të mirë kemi suksese të tilla. E përgëzoj Uranin për këtë punë të palodhshme”.
E në fund një vajzë e vogël 13 vjeçare e falënderoj Ministrin që ja u mundësoj që të marrin barna falas nga kjo listë për sëmundjen e saj të rrallë.
Kjo listë do të jetë falas për qytetaret./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/477437256140223/
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Kevin e uron Anën pasi u anulua televotimi nga ‘Vëllai i Mad...
Bay T i dërgon dhuratë Drilonit