Ndërron jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Njazi Uruqi

10:50 | 20 Shtator 2019
arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreshter i parë, Nijazi Jetullah Uruqi.

Homazhet për nënoficerin e lartë Nijazi Uruqi do të mbahen sot, më 20.09.2019, duke filluar nga ora 12:00-13:00 në kazermën ,, New Born” të FSK-së në Gjilan, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14:00, në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit.

Nijazi Uruqi ka lindur më 16.03.1975 në fshatin Bresalc- Komuna e Gjilanit, shkruan arbresh.info.

Nijazi Uruqi u kthye nga kurbeti dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.

Me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në Zonën e Gjashtë të TMK-së.

Nijazi Uruqi, rreshter i parë i FSK-së, ka shërbyer me përkushtim të madh në Regjimentin Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Njaziu një jetë të tërë ia kushtoi Lirisë dhe krijimit të Shtetit të Kosovës.

Nijazi Uruqi ka lënë pas vetes katër fëmijë dhe bashkëshorten.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, me rastin e ndarjes nga jeta të rreshterit të parë, Nijazi Uruqi, ju shpreh ngushtime familjes, miqve dhe pjesëtarëve të FSK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme