Google ADS

Tahiri nuk mund të marrë poste politike për tre vite

00:45 | 20 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë sot me 5 vite burgim ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Por duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njëjtën periudhë.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme