Google ADS

Gjermania zgjat për një vit misionin në Irak

23:54 | 19 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjermania ka zgjatur edhe për një vit misionin e ushtarëve që veprojnë në Irak në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Ministrave i dha dritë jeshile zgjatjes së misionit ushtarak gjerman në Irak deri më 31 tetor të vitit 2020.

Sipas vendimit, numri i trupave gjermane është reduktuar në maksimum 700 ushtarë, 100 më pak se numri i vitit të kaluar.

Në kuadër të luftës kundër DEASH-it, ushtarët gjerman ofrojnë trajnim për ushtrinë irakiane dhe forcat Peshmerge.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ministrave ka zgjatur deri më 31 mars të vitit 2020 edhe misionin e njësisë ushtarake të vendosur në Jordani, e cila realizon fluturime zbulimi në Siri.

Ndryshe, Gjermania ka gjithsej rreth 3.500 ushtarë të cilët janë në detyrë në Mali, Irak, Afganistan dhe Siri.

Vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të miratohet edhe nga Kuvendi Federal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme