Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së parë të fazës grupore të kësaj gare.
Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës grupore për sezonit të ri 2019/20 në Ligën e Kampionëve.
Si gjithmonë, edhe ndeshjet e kësaj jave ishin shumë interesante duke prodhuar befasi dhe rezultate të pritshme.
Disa nga futbollistët e njohur vazhduan me paraqitje të mira individuale duke qenë vendimtar në fitoret e skuadrave të tyre.
Pas përfundimit të ndeshjeve të para, votuesit e Ligës së Kampionëve kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës, i cili dominohet nga lojtarët e PSG-së.
Thomas Meunier, Juan Bernat dhe Angel Di Maria përfaqësojnë PSG-në, ndërsa pas tyre vjen Dinamo Zagrebi dhe Ajaxi me nga dy lojtarë.
Nicolas Tagliafico dhe Edson Alvarezi vijnë nga Ajaxi, ndërsa Dinamo përfaqësohet nga Marin Leovac dhe Mislav Orsic.
Lojtarët tjerë në formacion janë: Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Ilkay Gundogan (Man City), Mathieu Valbuena (Olympiacos) dhe Erling Braut Haland (Salzburg).
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1174653104622620672
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...