Komuna e Mitrovicës, është radhitur e dyta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër, përcjellë arbresh.info
Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.
Komuna e Mitrovicës në raundin e parë të skemës së grantit të përformancës – Mjedisi i Pastër pas procesit të vlerësimit të kritereve dhe indikatorëve të përformancës është radhitur në mesin e komunave fituese duke u shpërblyer kështu me grant në vlerë prej 217, 213.00 euro.
Me këtë rast, drejtori i Mjedisit nga Komuna e Mitrovicës, Asllan Isufi, ka falënderuar përfaqësuesit e MMPH-së dhe të GIZ-it gjerman që Mitrovicën e kanë kategorizuar me një performancë të tillë mjedisore.
“Falënderoj të gjithë akterët e angazhuar që e kanë ndihmuar për largimin e deponive ilegale, njëherit kërkoj nga qytetarët që ta ruajnë ambientin sepse një mjedis i pastër nënkupton një shëndet më i mirë për të gjithë ne”, ka thënë drejtori Asllani.
Granti i Performancës – Mjedisi i Pastër është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si dhe me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ)./arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë