Studentët nga Kosova, aktivistë të ORCA-s, përmes një aksioni simbolik kanë shprehur solidaritetin me kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut.
Duke qenë të informuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që ta zvogëloj buxhetin për sistemin e edukimit në vlerë prej rreth 12 Milion Euro, me një ulje prej 6 Milion Eurosh vetëm në Arsimin e Lartë, disa studentë aktivistë nga Kosova janë solidarizuar me kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut përmes një aksioni simbolik të mbajtur dje më 18 shtator 2019, para Bibliotekës Kombëtare.
Duke qenë dëshmitarë të kësaj situate, studentët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë janë në fillesa të një organizimi rajonal i cili do mbetet aktiv në adresimin e nevojave për reforma të thella në sistemin e edukimit në vendet respektive.
Studentët do të vazhdojnë me aksione të tilla mbështetëse deri në krijimin e një momentumi të ri gjithëpërfshirës, me qellim të ngritjes së çështjeve me interes nacional që lidhen me arsimin cilësor.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...