Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri sot thirrje për formimin e një qeverie uniteti, pasi në zgjedhjet e dyta nuk pati asnjë fitues.
Ai kishte këmbëngulur se do të drejtonte një koalicion midis partive të djathta dhe fetare, por rezultatet e zgjedhjeve deri më tani kanë treguar se as Netanyahu, as kundërshtari i tij kryesor, Benny Gantz i partisë centriste “BardheBlu” nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë.
“Gjatë zgjedhjeve, kërkova krijimin e një qeverie të krahut të djathtë. Për fat të keq, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kjo gjë nuk është e mundur”, deklaroi Netanyahu.
“Populli nuk vendosi midis dy blloqeve, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të formojmë një qeveri uniteti”, shtoi ai.
Netanyahu i bëri thirrje Gantz-it që të takoheshin sot.
Kryeministri izraelit u shpreh se ishte kundër zhvillimit të zgjedhjeve reja./atsh/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj