Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter, do të takohet në Serbi me Aleksander Vuçiqin, me të cilin do të bisedojnë rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Munter ka thënë se nuk duhet humbur kohë dhe se çështja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të përmbyllet.
Ish-ambasadori thotë se duhet të hiqet taksa, ndërkohë serbët duhet të ndalin luftën kundër shtetësisë së Kosovës.
Caktimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe emërimin e Këshilltarit të ri për Siguri, Munter i sheh si shenja që gjërat do të lëvizin përpara.
Në një intervistë për televizionin N1, Munter ka thënë se në dialogun mes Prishtinë dhe Beogradit duhet të marrin pjesë edhe më shumë akterë.
“Të jemi të sinqertë, situata nuk është zgjidhur. Kur themi kush merr pjesë, së pari duhet të kuptojmë – kush vjen nga Prishtina? Ata mbajnë zgjedhje në tetor, ne nuk do ta dimë deri në përfundimin e tyre se kush do të vjen nga Prishtina. Po ashtu edhe në BE ende po kalon tranzicionin e ekipit të tij dhe do ta kuptojmë se me çfarë ekipi do të dalin në fund të muajit- a do të kemi të dërguar të posaçëm, a do të ketë më shumë njerëz… Pastaj kemi ekip të ri në Washington, kemi Palmer, kemi Këshilltarin e ri të Sigurisë kombëtare. Koncepti është i mirë- trojka apo jo, nuk është me rëndësi se sa njerëz marrin pjesë, por nuk jemi ende të sigurt se kush do të jenë këta akterë. Mendoj se duhet kohë- ndoshta një muaj a dy para se të jetë e qartë kush do të jetë pjesëmarrës”, ka thënë Munter.
Angazhimin e ambasadorit rus, Alexander Bocan-Harchenko, Munter e sheh si një vendim që do të mund të ndihmonte procesin, pasi sipas tij Harchenko është një ekspert.
“Një ekspert si Harchenko do të mund të ndihmonte dhe kjo është e arsyeshme dhe e pritshme. Ka njerëz jo vetëm nga Rusia por edhe nga vendet tjera që kanë ide kur flasim për të ardhmen. Kjo nuk është vetëm çështje politike, por çështje e ardhmërisë ekonomike e shoqërore të rajonit” ka thënë Munter.
Ambasadori i dikurshëm amerikan në Beograd shtoi se është ithtar i ‘diplomacisë së heshtur’ dhe se do t’i pëlqente sikur qeveria e re e Kosovës të ishte e gatshme që problemin e taksës ta zgjidhte ‘nën radar’, po ashtu edhe çështja që i preokupon shqiptarët, që serbët të ndalin fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës. /Express/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?