Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot ka vizituar komunën e Mamushës ku u prit në takim nga kryetari Abdulhadi Krasniqi.
Hoti e Krasniq biseduan rreth rrjedhës së Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe atë të Diturisë në komunën e Mamushës si dhe për përgatitjet për Garën Nacionale në Sport si dhe mundësisë për bashkëorganizimit e nivelit komunal të garës me komunat e vogla.
“Jam shumë i lumtur me faktin që komuna juaj ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm si në organizimin e garave, po ashtu në pjesëmarrje. Komuna juaj është shembulli më i bukur i realizimit të programit tonë i cili ngritet mbi parimin e gjithëpërfshirjes. Nxënësit turq kanë garuar të barabartë me ata të komunitetit shqiptarë apo boshnjak dhe kanë fituar vendet e merituara. Ne kemi dëshmuar se Programi Nacional për Rininë është për të gjithë nxënësit pa dallim”, tha Koordinatori Hoti.
Kryetari Krasniq, në anën tjetër, u shpreh shumë i kënaqur me organizimin e garave dhe pjesëmarrjen e nxënësve. “Gara ka qenë shumë e mirë dhe shumë motivuese për nxënësit e komunës sonë. Jam shumë i kënaqur me rezultatet që kanë sjellë nxënësit në komunën tonë, prandaj unë do të ju mbështes për çka do që të jetë nevoja për të vazhduar me këtë traditë për të mirën e fëmijëve”, tha Krasniq.
Komuna e Mamushës në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në nivelin shkollor ka pasur 57 fitues ndërkaq në nivelin republikan 1 fitues. Në Garën Nacionale të Diturisë ndërkaq, në nivelin shkollor ka pasur 33 nxënës fitues dhe në nivelin republikan 7 fitues./arbresh.info/
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...