Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është raportuar se do bëhet nënë për herë të katërt.
Ky lajm duket të jetë i vërtetë në bazë të ekspertes mbretërore, Aranzazu Santos Lopez, teksa e ka vërtetuar përmes dy shenjave.
Sipas saj, e para u shfaq ditën kur Kate dhe princi William shoqëruan dy fëmijët e tyre më të mëdhenj në shkollë. Dukesha kishte një model të ri flokësh dhe sa herë që kjo ka ndodhur në të shkuarën, ka pasuar një njoftim për një fëmijë.
“Sa herë që Dukesha e Kembrixhit ndryshon look-un e saj, njofton se është shtatzënë brenda disa ditësh”, ka thënë Lopez.
E dyta që raportohet për një shtatzëni të mundshme, është mbyllja e axhendës së takimeve të ardhshme të dukeshës.
Lopez më tej shton se ajo dëshiron të marrë kohë të lirë, ndërsa kujtojmë se shtatzënitë e mëparshme të Kate kanë qenë të ndërlikuara.
Theksojmë që Kate tashmë është nënë e tre fëmijëve, Princit George, Princeshës Charlote dhe Princit Louis.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...