Google ADS

Pse verën e bardhë duhet ta shoqëroni me djathë

12:55 | 19 Shtator 2019
Arbresh Info

Të gjithë i dimë disa rregulla kur bëhet fjalë për verën.

Vera e bardhë shoqërohet me peshk. Vera e kuqe me mish. Vera e bardhë preferohet në mot të nxehtë, e ajo e kuqe në dimër afër një zjarri.

Por, çfarë nëse ju themi se disa gjëra që i keni ditur për verën janë të gabuara?

Siç duket, vera e bardhë mund të shoqërohet në mënyrë të përsosur me djathë. Dhe, faktikisht mund të jetë tejet e shijshme.

Ky shoqërim është aq i mirë saqë “Lidl” i ka zbuluar djathërat më të mirë që mund t’i shoqëroni me një seleksiono të verërave të bardha franceze nga koleksioni “Wine Tour” – i cili lansohet me 26 shtator.

Nëse veç keni dyshime për ta ngrënë një rriskë djathi me një gotë të ftohtë verë të bardhë, atëherë vetëm kijeni parasysh se ekspertët insistojnë që kjo dyshe është e jashtëzakonshme! /telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme