Mësohet se BMW është duke punuar në një model të ri të kësaj makine të quajtur M2 CS, ndërsa deri më tani, është parë teksa testohej në rrugë.
Deri më tani është parë si duket me shtresat e kamuflazhit, ndërsa është mësuar për specifikat që mund t’i ketë. Sipas të gjitha gjasave, do t’i ketë 450 kuaj fuqi, që del se është shumë i fuqishëm se modeli i fundit.
Transmision manual, pezullim të përshtatshëm, rrota 763 M me ngjyrë të zezë ose ari, kapakun e përparmë, kulmin dhe pjesët e pasme të pasqyrave, do t’i ketë nga metali me fibra karboni, janë detajet që e përbëjnë këtë makinë.
Gjatë muajit mars, do të fillojë prodhimi i BMW M2 CS që do të zgjatë për nëntë muaj, ndërsa lansimi të bëhet në fund të vitit.
Kërkesa për këtë model, pritet të jetë e lartë, sepse do ketë nivel të lartë luksi dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/