Dëshmitarët i thanë mediave lokale se gruaja e paidentifikuar u la me gjakderdhje në anë të rrugës për “një kohë të gjatë” përpara se të transportohej në një spital në Jerusalem, ku ajo u shpall e vdekur.
Gruaja iu afrua forcave të sigurisë, injoroi thirrjet për të ndaluar dhe nxori një thikë para se të qëllohej në këmbë, tha zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld.
Të shtënat “po shqyrtohen”, shtoi ai.
Ndërkohë policia ka publikuar një foto të një thike që ata thanë se ajo po mbante.
Një numër i grupeve vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se forcat izraelite të sigurisë përdorën forcë të tepërt kur u ndeshën me palestinezët, të dyshuar për kryerjen e sulmeve.