Në Gjirokastër, UNICEF po mbështet në nivel vendor një bashkëpunim më të mirë mes institucioneve për t’ju dhënë mbrojtje, shërbime dhe rehabilitim disa qindra fëmijëve në konflikt me ligjin.
Elmira Shkurti, specialiste e Drejtësisë për të Mitur pranë UNICEF shpjegoi se ligji dhe këto programe synojnë që burgimi të jetë hapi i fundit për të miturit. Ajo foli për një numër të konsiderueshëm ngjarjesh ku të miturit përfshihen si autorë, përsëritës apo viktima.
Ministria e Drejtësisë, UNICEF dhe Bashkia e Gjirokastrës kanë nënshkruar disa muaj më parë një marrëveshje që përcakton edhe formën sesi ky program 2-vjeçar do të zbatohet.
Shkalla e burgosjes së fëmijëve në Shqipëri ishte 179 për 100 mijë fëmijë që rezulton një ndër më të lartat e rajonit. Shifra u ul në 2016-ën në 114 fëmijë për 100 mijë, ndërsa u vu re edhe një rënie e numrit të përsëritjes së krimeve prej adoleshentëve. Ajo çka duket se është rritur është numri i fëmijëve të dhunuar apo dëshmitarë në krime.
Sipas UNICEF çdo vit mbi 2,500 fëmijë në Shqipëri janë në kontakt me sistemin e drejtësisë, si të dyshuar fajtorë, viktima apo dëshmitarë të krimit. /TCH
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...