Google ADS

Hoeness e godet Ter Stegenin: Ai s’mund ta synojë pozitën e portierit të Gjermanisë

09:01 | 19 Shtator 2019
Arbresh Info

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, dëshiron që Federata e Futbollit e Gjermanisë ta mbështesë plotësisht Manuel Neuerin, mes thirrjeve që ai të zëvendësohet në pozitën e portierit të parë të ekipit kombëtar nga Marc-Andre ter Stegeni i Barcelonës.

Forma e mirë e Ter Stegenit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga ka bërë që vlera e tij të rritet gjatë sezoneve të fundit, pasi që 27-vjeçari konsiderohet njëri ndër portierët më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Neueri është larguar nga mendja e shumë tifozëve të futbollit pasi që lëndimet e kanë mbajtur atë jashtë fushës së blertë për një kohë të konsiderueshme. Por, sipas Hoeness, argumenti për zëvendësimin e Neuerit po bëhet nga vetëm disa media në Gjermani.

Ter Stegeni e ka shprehur pakënaqësinë e tij me të qenit numri dy në ekipin kombëtar të Gjermanisë. Megjithatë, deklaratat e tij e kanë zemëruar Hoenessin.

“Kjo duhet të jetë shaka. Mendoj se nuk është në rregull që mediat e Munihut po merren me këtë temë. Mediat në pjesën perëndimore të Gjermanisë e mbështetin në ekstrem Marc-Andren, sikur t’i kishte fituar 17 Kupa të Botës”, tha Hoeness.

“Dhe nuk po e shoh askund mbështetjen e mediave të pjesës lindore të Gjermanisë për Neuerin. Nuk është në rregull ta sjellin një temë të tillë në vëmendjen e publikut”.

“Ai [Ter Stegen] s’mund ta synojë pozitën e portierit të Gjermanisë. Për portierët është ndryshe në krahasim me lojtarët e tjerë, sepse nuk mund t’i ndryshosh vazhdimisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme