Google ADS

Uji i Rahovecit është i kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale me puset e ujitjes

08:48 | 19 Shtator 2019
A Z

Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhur nga KRU “Radoniqi”, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pos kontrollit të rregullt dhe monitorimit të ujit për pije, më datë 19 shtator 2019 ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit të cilat po analizohen në laboratoret e IKSHPK.

Sipas hulumtimeve te para të IKSHP, rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes

IKSHP ka apeluar që kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.

“ Në pritje të analizave dhe gjendjes aktuale, Instituti Kombëtar rekomandon: 1. KRU “Radoniqi” të sa më shpejtë të normalizojë prodhimin e ujit në komunën e Rahovecit dhe të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e Gjakovës dhe të përforcojë kontrollin. 2. Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin, ta ngritë vigjilencën dhe mbrotjen për siguri të resursit të ujit sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH. 3. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit. IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale duke ofruar mështetje profesionale dhe bashkëpunim në vazhdimësi me KRU “Radoniqi.Me këto rekomandime kemi parandaluar ndonjë shpërthim eventual hidrik me përmasa të pakontrolluara”, thuhet në këtë komunikatë.

Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme