Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, beson se Philippe Coutinho e ka sjellë një dimension tjetër në skuadër, pasi ai e bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve.
Kingsley Coman, Robert Lewandowski dhe Thomas Muller e shënuan nga një gol për t’i dhuruar Bayernit fitore me rezultat 3:0 kundër klubit serb në ndeshjen hapëse të Grupit B të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ishte Coutinho – i huazuar nga kampionia e La Ligës, Barcelona, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit – i cili ishte në qendër të vëmendjes për paraqitjen e tij në Munih në mesjavë.
“Ai luajti me të vërtetë shumë mirë dhe inteligjenca e tij e futbollit e ka sjellë një dimension tjetër në lojën tonë”, tha Kovac në një intervistë të dhënë për Sky, pas fitores kundër serbëve.
“Mendoj se ne mund të jemi shumë të lumtur. Skuadra ka qenë shumë e përqendruar dhe ne i shënuam tri gola, që është shumë e përshtatshme për ne”.
Bayerni tani do të përqendrohet te ndeshjes e së shtunës, kur do të përballet me Kolnin në kuadër të Bundesligës. Bavarezët për momentin janë dy pikë prapa Leipzigut, pas katër ndeshjeve.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”