Dashi
Merrini vendimet duke ruajtur ekuilibrin dhe duke shmangur reagimet në nervozizëm e sipër. Duhet patjetër të tregoheni të kujdesshëm. Nëse do t’ia lejoni, një familjar do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë.
Demi
Dashuria do t’ju godasë në mënyrë të parezistueshme, thellësisht, ndoshta edhe pak në mënyrë të mistershme, por e sigurt që do të jetë një përvojë e këndshme. Në punë bëni bilancin dhe verifikoni nëse jeni duke bërë maksimumin.
Binjakët
Gjithçka do të shkojë për mirë, mbi të gjitha me financat tuaja. Venusi do të jetë pak dinak ndaj jush dhe sot do të keni si situata pozitive, ashtu edhe kokëçarje të vogla në vendin e punës.
Gaforrja
Bashkëveprimi i Plutonit, Uranit dhe Venusit ju favorizon që të rinovoni disa gjëra në aspektin sentimental, për të vendosur më shumë mirëkuptim me partnerin. Hëna ju shtyn të ëndërroni.
Luani
Me pozitivitetin e tyre, Dielli dhe Hëna ju mbështesin për të pasur një ditë të mbarë. Do të dini të përballeni me qetësi me çdo rrethanë. Dita e sotme do të karakterizohet nga entuziazmi, si edhe me perspektiva të mira.
Virgjëresha
Po jetoni një histori të bukur dashurie, ndaj bëni kujdes për të mos e ndërlikuar çka është e thjeshtë. Kush është beqar, ka mundësi të shkëlqyera për një takim të këndshëm. Organizoni një shëtitje në natyrë.
Peshorja
Ditën e sotme, me ogurin e mirë nga bashkëveprimi i Uranit, Saturnit, Jupiterit dhe Plutonit, do të përjetoni emocione të reja pozitive në fushën e dashurisë. Keni nevojë për ndryshime rrënjësore në aspektin profesional.
Akrepi
Mësoni të vëzhgoni dhe do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga stresi pasi jeni shumë të ndjeshëm ndaj gjendjes emocionale të atyre që ju rrethojnë.
Shigjetari
Nuk duhet të ngadalësoni ritmin për të realizuar një projekt me sukses. Ndoshta do t’ju duhet një kohë e gjatë, por kjo nuk përbën problem. Në jetën në çift, planetët do t’ju ndihmojnë të ndërmerrni rrugën e qëndrueshmërisë.
Bricjapi
Me Plutonin që ju mbështet, thellohuni te gjërat që ju përshtaten dhe ju interesojnë më shumë dhe do të rrisni kompetencat tuaja profesionale. Plutoni bashkëpunëtor do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontin dhe të pasuroni lidhjet me të tjerët.
Ujori
Planetët ju dhurojnë energji për t’ju përkushtuar angazhimeve të përditshme. Ndërsa Saturni ju mbështet me ide gjeniale për të lëvizur gjithçka. Do t’ia dilni të nisni një projekt që po e mendoni prej shumë kohësh.
Peshqit
Për shkak të planetëve që janë shumë tekanjozë ndaj jush, kush ju qëndron pranë, mund t’ju duket se ju kundërshton. Kërkoni një bisedë sqaruese. Ndërkaq, mos e merrni çdo gjë për të mirëqenë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...