Anton Quni nga LDK ka thënë se Qeveria Mustafa është rrëzuar me pretekstin që s’mund të shtyjë përpara çështje me rëndësi.
Sipas tij qëndron krejt e kundërta. Quni ka theksuar se sa ka qenë LDK në pushtet e ka ngritur nivelin e sundimit të rendit dhe ligjit, por që kjo ka shtuar se nuk iu ka leverdisur disa personaliteteve politike, njofton Klan Kosova.
“Në Kosovë janë disa personalitete që nuk iu konvenon sundimi i rendit dhe ligjit sepse duhet të japin përgjegjësi për krimet dhe shumëçka që ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Quni, njofton Klan Kosova.
“Për t;i ikur kësaj nxjerrin tema populiste duke atakuar LDK-në. Para do kohe është diskutuar shkëmbimi i territoreve pa asnjë autorizim, si duke biseduar për prona private për tokën që ua ka lënë baba, mund të paramendo se çfarë janë në gjendje për të bashkëbiseduar në nivelet më të larta shtetërore të Kosovës dhe Serbisë – vetëm për situata që krijojnë krizë”.
“Me këto situata këto personalitete mund të mbijetojë. Me paqe nuk e shohin vetën në skenën politike”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...