Kusari-Lila tregon pse zgjodhi të garojë për deputete me Vetëvendosjen

00:11 | 19 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Mimoza Kusari- Lila, kandidate për depuete në Kuvendin e Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk e kanë zënë në befasi pasi vazhdimisht ishin të përgatitur për një proces të tillë për shkak të situatës së krijuar në vend.

Por, Kusari-Lila tregoi se si erdhi deri tek vendimi për të garuar në këto zgjedhje nga platfora e Vetëvendosjes.

”Nuk na ka zënë në befasi zgjedhjet, çdo ditë kemi pritur se do t’na vijë diçka e tillë”.

”Vetëvendosja programin e saj qeverisës e ka alternativë tashmë, është vetëm një bashkim i forcave politike. Kjo pjesëmarrje e imja për ne ka ardhë shumë natyrshëm për shkak se komunikimi për një platfomë të përbashkët ndodhi muaj më parë”, ka thënë ajo.

Mimoza Kusari-Lila dha edhe arysen se pse e zgjodhi Lëvizjen Vetëvendosje për të qenë kandidate për deputete.

”Arsyeja ka qenë që të njëjtën kohë Lëvizja Vetëvendosje ishte në kontakt të vazhdueshëm me LDK-në dhe si rrjedhojë e mosbashkimit në nujë listë, Vetëvendosje dëshiron të shkojë komplet identitetin e saj dhe prej ende kur kishte afat për koalicion zgjedhor më është komuniku kjo, ishte befasuese por edhe ishte shqetësi, Sepse edhe para dy viteve e njëjta ndodhi me LDK-në”.

”Pas asaj filluan ofertat e partive të tjera. Nuk ka qenë kërkesa e Albinit që ne të shkrihemi në funksionin politik të VV-së. Çka mund të them për Mustafën spese ai ofroi shkrirjen e Alternativës në LDK. Nuk është rasti më ideal që jemi duke punu. Duke mos dashtë ta bëjmë të njëjtin potez duke mos u pajtu në fund për shkak tëmandatatriit- kemi tejkalu dhe jemi rikthy në bisedë krejt në fund formale dhe ja ku jemi pjesë e Listës Vetëvendosje”.

”Arsyeja është se nuk kemi dashur ta bëjmë atë shpërndrarjen që zakonsisht ndodhë. Besoj që është një bashkërendim serioz dhe më i përgatituri deri tash nga përvoja politike për reforma shtetërore”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme