Dietat strikte sjellin humbje peshe në gjithë trupin, varje të lëkurës dhe pasoja në metabolizëm, kurse ky kombinim është zgjidhja perfekte për të garantuar humbjen e kileve me ekuilibrin e duhur të trupit
Një lëng i shijshëm me banane mund t’ju ndihmojë të ktheheni në peshën normale trupore në çdo moment.
Kjo sepse banania është një burim i mirë kaliumi, fibrash dhe antioksidantësh, që përmban edhe sheqer natyral i cili i jep energji trupit dhe e ushqen në mënyrë korrekte. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson sistemin e tretjes.
Ndihmon edhe në absorbimin e nutrientëve nga ushqimet. Në të njëjtën mënyrë, xhenxhefili përshpejton metabolizmin dhe ruan ndjesinë e ngopjes.
Përgatiteni këtë lëng special sipas mënyrës më poshtë:
• 1 lugë gjelle xhenxhefil i grirë
• 1 banane e pjekur mirë
• 1 gotë boronica (të freskëta ose të ngrira)
• 2 lugë gjelle fara lini
• gjysmë filxhani spinaq
• disa kuba akulli
Përgatitja:
Hidhni boronicat dhe bananen në mikser, më pas shtoni xhenxhefilin, spinaqin dhe farat e linit.
Përziejini derisa të merrni një përbërje të lëngshme, homogjene dhe më pas shtoni gjysmë gote ujë të ftohtë nëse dëshironi.
Përfundoni përzierjen dhe sapo keni krijuar një lëng të mrekullueshëm ushqyes.
Mund të pihet çdo ditë në orarin e mëngjesit dhe në pak ditë do të humbisni 1-3 kilogram.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...