Google ADS

Haradinaj uron Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Europian

23:10 | 18 Shtator 2019
L G

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj ka uruar shqiptaren Arba Kokalarin, e cila u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Evropian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Hardinaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, tha se  nuk ka nder dhe mburrje më të madhe për Kosovën se sa arritjet kulmore të brezit shqiptar.

Postimi i Plotë:

Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.

Të priftë e mbara, Arba!

RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1356957847761959/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme