Arabia Saudite thotë se pas sulmeve qëndron Irani

21:11 | 18 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka treguar mbetjet e raketave që sulmuan dy objekte të naftës në Arabinë Saudite.

Ata kanë deklaruar se ‘Irani qëndron pas sulmit’, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes tha se 18 dronë dhe shtatë raketa janë lëshuar nga një drejtim, që sipas tyre nuk ishte Jemeni.

Rebelët e Jemenit të lidhur me Iranin nga Houthi kishin thënë se ishin mbrapa sulmeve, ndërsa Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo sulmi që e kishte në shënjestër.

SHBA qëndron pranë akuzës së saj se ‘sulmet janë dorë e Iranit’.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pas arritjes në Arabinë Saudite i ka cilësuar sulmet si ‘akt lufte’.

Provat u paraqitën në një konferencë për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, ku u shtrinë mbeturinat nga droni (UAV) dhe sulmet raketore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kol Turki al-Malki tha që provat treguan se sulmet u nisën nga veriu dhe “ishin sponsorizuar pa diskutim nga Irani”.

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka treguar mbetjet e raketave që sulmuan dy objekte të naftës në Arabinë Saudite.

Ata kanë deklaruar se ‘Irani qëndron pas sulmit’, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes tha se 18 dronë dhe shtatë raketa janë lëshuar nga një drejtim, që sipas tyre nuk ishte Jemeni.

Rebelët e Jemenit të lidhur me Iranin nga Houthi kishin thënë se ishin mbrapa sulmeve, ndërsa Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe paralajmëroi se do të hakmerret kundër çdo sulmi që e kishte në shënjestër.

SHBA qëndron pranë akuzës së saj se ‘sulmet janë dorë e Iranit’.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pas arritjes në Arabinë Saudite i ka cilësuar sulmet si ‘akt lufte’.

Provat u paraqitën në një konferencë për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, ku u shtrinë mbeturinat nga droni (UAV) dhe sulmet raketore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kol Turki al-Malki tha që provat treguan se sulmet u nisën nga veriu dhe “ishin sponsorizuar pa diskutim nga Irani”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme